BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 06 shkurt 2007 - 07:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Në Shqipëri vazhdon kriza energjetike
Arkiv
Ndërprerjet e energjisë në Shqipëri vazhdojnë
Shqipëria po e zhvillon fushatën e zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit në kushtet e kufizimeve të detyruara të energjisë për shkak të uljes në kuota minimale të prodhimit vendas nga thatësira e pazakontë e këtij dimri.

Korporata Energjitike e ka çuar në shifra rekord, mbi 11 milion kilovat orë import në 24 orë, por pa mundur të heqë kufizimet e energjisë që në Tiranë e Durrës shkojnë deri në katër orë, ndërsa në rrethe të tjera deri në dy herë më shumë.

Kjo krizë është çështja kryesore e betejës për opozitën në fushatën e zgjedhjeve vendore, duke e quajtur qeverinë Berisha të paaftë për kapërcimin e saj.

Por kryeministri Sali Berisha thotë se po bëhen përpjekje të pamundura që të kapërcehet kriza e trashëguar energjitike dhe se shumë shpejt, sipas tij, Shqipëria do të kthehet në eksportuese të energjisë elektrike.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>