|
Lidhje midis HIV AIDS-it dhe malaries | |||||||||||||||||||||||
Një studim nga shkencëtarët që punojnë në Kenia sugjeron se mund të ketë një lidhje midis përhapjes së dy sëmundjeve më të rënda në Afrikë: HIV AIDS-i dhe malaria. Shkencëtarët që po studjojnë përhapjen e HIV AIDS-it në një rajon të Kenias u çuditën kur vunë re se sjellja e rrezikshme seksuale nuk ishte në vetvete e mjaftueshme për të shpjeguar përqindjen e transmetimit të sëmundjes. Studimi i tyre, i bazuar në Kisumu, në brigjet e liqenit Viktoria, i çoi ata drejt shqyrtimit të ndërveprimit midis AIDS-it dhe malaries. Ata gjetën se mënyra me të cilën dy sëmundjet ndërveprojnë ngre në mënyrë të konsiderueshme prevalencën e të dyjave. Shkencëtarët arritën në përfundimin se, kur personat me HIV sulmohen nga paraziti i malaries, pesha e virusit HIV në trupat e tyre rritet, duke shtuar rrezikun që virusi të transmetohet - dhe në të njëjtën kohë njerëzit me HIV janë më të prekshëm nga infeksioni i malaries për shkak të sistemeve të tyre të dobësuara të imunitetit. Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre do të kenë ndikim të rëndësishëm në përpjekjet për shëndetin publik - duke theksuar nevojën që autoritetet në Afrikën Sub-Sahariane t'i godasin të dyja sëmundjet së bashku. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||