|
Udhëheqësit e BE-së në Finlandë | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësit e BE-së do të përpiqen të gjejnë mënyra të reja të furnizimit me energji në Evropë dhe të ulë varësinë nga karburantetet fosile në një klimë që ndryshon vazhdimisht. Në një letër para samitit drejtuar udhëheqësve të tjerë, kryeministri britanik Toni Bler shkruan "ne kemi vetëm 10-15 vjet për të ndërmarrë hapa që të shmangim kapërcimimin e pikave katastrofike". Por pyetja për udhëheqësit është çfarç hapash. Qeveria britanike thotë se po inkurajon linjat ajrore evropiane të paguajnë për emetimet e dioksidit të karbonit pas dy vjetësh, më shpjet nga ç'ishte planifikuar. Por gjithashtu para këtij samiti u tha se do të ketë përsëri mbështetje te furnizimet kryesisht ruse të naftës dhe gazit. Për këtë arsye, BE prej kohësh ka dashur që Rusia të hapë rrjetin e tubacioneve për eksport për konkurencë nga jashtë. Por shenjat e qarta nga Rusia janë se kjo nuk do të ndodhë dhe midis diplomatëve evropianë është shqetësimi se kur presidenti rus të arrijë më vonë gjatë ditës në samit, ai do të shohë një BE të ndarë, të dobët dhe që mund të dorëzohet lehtë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||