BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 21 gusht 2006 - 18:03 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Akuza për komplotin në Londër
Britani
Siguria në aeroporte është rritur
Policia në Londër ka bërë të ditur se njëmbëdhjetë individë janë akuzuar në lidhje me komplotin për të hedhur në erë një numër avionësh transatlantikë.

Tetë prej tyre janë nën akuzën për konspiracion për vrasje dhe tre, midis tyre edhe një 17 vjeçar, me akuza të tjera sipas ligjeve anti-terroriste.

Njëmbëdhjetë të tjerë janë ende në paraburgim dhe nën hetim, ndërsa një grua është liruar.

Policia tha se oficerët kanë gjetur pajisje për prodhim bombash, midis tyre kimikate dhe përbërës elektrikë si dhe rregjistrime në video që disa herë i referoheshin si video për martirizim.

Të dyshuarit u arrestuan më herët këtë muaj gjatë një operacioni të policisë në disa qytete britanike.

Alarmi i ngritur bëri që të shtoheshin masat e sigurisë në aeroporte.

Një oficer i lartë i policisë, Peter Clarke tha se do të duheshin muaj që të analizohej sasia e madhe e materialeve të gjetura në lidhje me këtë komplot.

Ai tha se hetimi do të shtrihet në shkallë ndërkombëtare:

"Hetimi nuk ka mbaruar ende. Shkalla është tepër e madhe. Hetimet janë të përhapura në gjithë globin. Shtrirja e madhe e këtij komploti do të ndeshë vendosmërinë tonë për të ndjekur çdo linjë hetimi."

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>