BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 13 qershor 2006 - 09:06 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Amerikanët diskutojnë strategjinë në Irak
Presidenti Bush në Camp David
Amerikanët diskutojnë strategjinë në Irak
Presidenti Amerikan Xhorxh Bush dhe këshilltarët e tij zhvillojnë në Camp David një video-konferencë me kabinetin e ri të Irakut për të disktuar strategjinë e mëtejshme në këtë vend.

Në vendpushimin e Camp David-it, presidenti dhe këshilltarët e tij më të ngushtë po punojnë për të çuar përpara strategjinë e tyre për Irakun.

Duke folur me gazetarët, zoti Bush u bëri thirrje fqinjëve të Irakut të respektojnë angazhimet e tyre për rindërtimin e vendit.

Zoti Bush tha se irakianët kanë burime për të ndërtuar një jetë të begatë.

"Irakianët kanë disa asete të mrekullueshme, ata kanë energji, që mund ta përdorin në të mirë të popullit të tyre, ata kanë ndenjën tregëtare, kanë një monedhë të qëndrueshme, kanë një sektor të vogël biznesi që po rritet," tha zoti Bush.

"Populli irakian do të vendosë nëse do të jetojë në terror apo dëshiron të jetojnë në paqe," tha ai.

Shtëpia e Bardhë shpreson se kjo konferencë do t'i japë një shtytje kabinetit irakian dhe do të rrisë besimin e publikut amerikan në mënyrën se si presidenti Bush po vepron lidhur me gjendjen në Irak.

Zoti Bush ka thënë se pasardhësi i Abu Mus'ab al-Zarqawit si udhëheqës i Al-Kaidas në Irak do të vihet në listën e administratës së tij për njerëzit që duhen nxjerr para drejtësisë.

Ai po fliste pasi Al-Kaida caktoi Sheikh Abu Hamza Al Muhajer si pasues të ish-udhëheqësit të vrarë në një sulm ajror amerikan në Irak javën e shkuar.

Megjithatë, ashtu siç pritej, ai nuk mori ndonjë angazhim për një kalendar të tërheqjes së trupave amerikane.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>