 | | | Oxfam nuk kursen vënde të veçanta me emër për ti akuzuar |
Agjensia e Ndihmës humanitare Oxfam, ka akuzuar publikisht një numër vëndesh donatore se nuk kanë kontribuar pjesën e tyre për një apel të posaçëm për ndihma humanitare për Republikën Demokratike të Kongos. Oxfam-i vlerëson se në tre muajt e fundit, më shumë se 100 mijë vetë kanë vdekur nga sëmundje, të cilat mund të ishin kuruar lehtësisht. Agjensia e përshkruan kontributin e Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, si jashtëzakonisht të vogël e krahasuar me madhësinë e ekonomive të tyre. Oxfam-i ka kritikuar edhe Italinë, Gjermaninë dhe Francën se thuajse nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Vëzhguesit thonë se është e pazakontë që një agjensi ndihmash të veçojë vënde specifike për kritika të tilla publike. |