BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 23 mars 2006 - 11:28 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BE-ja mblidhet për të diskutuar reformat
Presidenti i Komisionit Evropian Borroso
Barroso i pakënaqur me proteksionizmin në Evropë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel për një takim dyditor të nivelit të lartë lidhur me reformën ekonomike dhe politikën e energjisë.

Në takim do të kërkohen rrugë për të përparuar në një program reformash për të cilat u ra dakord gjashtë vjet të shkuara, të cilat u kërkojnë vendeve anëtare të liberalizojnë tregjet e punës dhe të hapin ekonomitë e tyre për investime të huaja.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së që të mos lejojnë që ajo që ai e quajti "nacionalizëm ekenomik" të pengojë reformat.

Takimi do të diskutojë edhe planet për një politikë të përbashkët për sigurimin e furnizimeve të energjisë.

Evropa ndodhet para një problemi relativisht të thjeshtë. Si një rajon shumë i industrializuar dhe me popullsi shumë të dendur, ai konsumon shumë energji.
Por ajo nuk i ka të vetat të gjitha burimet që përdor. Kjo e lë atë të ndërvarur nga importet: 50 përqind e konsumit të saj të tanishëm importohet dhe kjo përqindje pritet të rritet deri në 70 përqind në 10-20 vitet e ardhshme.

Këto shifra kanë disa kohë që qarkullojnë, por kombinimi i një rritjeje të madhe të kostos së naftës e gazit, urisë për energji të vendeve të reja të industrializuara si Kina dhe India, dhe pasigurisë së shkaktuar nga një ndërprerje në furnizime gjatë ndrrimit të vitit të Ri ka sjellë një lloj urgjence në këtë debat.

Por se çfarë mund të bëhet pas debatit është një çështje tjetër. Politika e energjisë është ende një kompetencë e qeverive kombëtare dhe jo e BE-së si e tërë.

Nuk ka shumë shenja se qeveritë kanë dëshirë të lëshojnë pe në këtë fushë shumë delikate të politikës, dhe ndërsa ka pasur përparime drejt synimit për efiçencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme, qëllimi kryesor i propozimeve të reja duket qartë se është furnizimi dhe shpërndrja e karburanteve natyrore.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>