|
Protestat franceze vazhdojnë | |||||||||||||||||||||||
Komentet lidhur me protestat franceze për ligjin e punës vazhdojnë të mbushin gazetat evropiane, ku debatohet edhe për zgjedhjet presidenciale bjelloruse. Gazetat franceze kanë si temë kryesore përplasjen për kontratën e re të punës që e bën të lehtë për punëdhënësit të nxjerrin në rrugë punonjësit e rinj pasi, kryeministri Dominique de Villepin tha se ai nuk do të tërhiqet para protestave. Në faqe të parë gazeta LE FIGARO shkruan se partia qeverisëse "forcoi radhët" duke eliminuar zërat kundërshtues gjatë një takimi për Kontratën e re të Punësimit të Parë në rezidencën zyrtare të kryeministrit de Villepin në Matignon. Por gazeta LIBERATION nuk e sheh kështu qëndrimin e de Villepinit. Nën titullin kryesor "Maniaku i Matignonit" gazeta shkruan se në kampin e tij po shprehen shqetësime për kontratën e re, ndërsa po shtohen protestat në shkollat e larta. Sipas gazetës kryeministri ka hedhur poshtë propozimet e sindikatave, deputetëve dhe punëdhënësve për ta amenduar ligjin, p.sh. për të detyruar punëdhënësit të japin arsye për largimin e një punonjësi nën 26 vjeç gjatë periudhës dyvjeçare të provës. Gazeta gjermane DIE WELT i konsideron protestat e francezëve si shenjë se "shoqëria franceze është në rënie". Gazeta shkruan se të rinjtë francezë nuk po luajnë rolin e avant-gardës revolucionare, por po shprehin ndenjat e gjeneratës së vjetër. E përditshmja gjermane shkruan se gjysma e Francës "po shtyp frikën e globalizmit dhe e kërkon shpëtimin në kujtimet e viteve të arta 70". Një koment në gazetën austriake DIE PRESSE shkruhet se kultura e protestave në Francë po mbyt përpjekjet për reforma. "Kultura e protestave, që lavdërohet me dashuri, po godet reformat që janë nevojitur për dekada," shkruan gazeta. "Vetë rinia, që ndjehet e kërcënuar, luan një rol të rëndësishëm në bllokimin e vendit." "Franca nuk është thjesht një vend reformash, por më shumë një vend revolucionesh" shkruan në këtë linjë gazeta gjermane BERLINER ZEITUNG. Zgjedhjet bjelloruse Ndërsa gazetat evropiane shqyrtojnë zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, gazeta gjemane DIE TAGESZEITUNG shkruan se presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenko do të kishte triumfuar edhe nëse zgjedhjet do të kishin qenë të lira e të drejta. "Ai nuk kishte nevojë të manipulonte votimet apo të kërcënonte opozitën," shkruan gazeta. Gazeta ruse NOVYYE IZVESTIYA shkruan në një koment se opozita bjelloruse i është kthyer tani "alternativës ukrainase". "Ata po zhvillojnë protesta gjatë natës në Sheshin Tetori të Minskut, që janë të ngjashme me protestat ukrainase në vitin 2004," shkruan gazeta ruse. Gazeta rumune CURENTUL kap gjithashtu ngjashmërinë e dy zgjedhjeve. "Njëlloj si në vjeshtën e vitit 2004 në Sheshin Pavarësia në Kiev, që u bë skenë e Revolucionit të Portokalltë, i cili udhëhoqi opozitën drejt fitores ... tani në Misk, forca kundërshtare të presidentit aktual Aleksandr Lukashenko, dëshirojnë të përsërisin spektaklin ukrainas." Në Republikën Çeke MLADA FRONTA DNES shkruan se çekët ende nuk i kanë harruar manipulimet e zgjedhjeve gjatë ditëve të komunizmit. "Një fiore dërrmuese e një partie shumë para zhvillimit të zgjedhjeve, opozita pengohet të shprehë pikëpamjet e saj në media, përpjekje për të frikësuar ata që dëshirojnë të njoftojnë lirshëm në media lidhur me kushtet në të cilat është vendi, një atmosferë frike," shkruan gazeta çeke. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||