BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 20 mars 2006 - 19:19 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Perëndimi dënon zgjedhjet bjelloruse
Mbështetës të opozitës në Bjellorusi protestojnë
Perëndimi dënon rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur thirrjet e opozitës në Bjellorusi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi rezultatet zyrtare i dhanë fitore dërrmuese presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zgjedhjet ishin bërë nën një klimë frike dhe se SHBA nuk e pranonin rezultatin.

Edhe ministrat e jashtëm të BE-së, që janë të mblëedhur në Bruksel, e dënuan rezultatin e zgjedhjeve.

Si ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plassnik, ashtu edhe komisionerja evropiane për marrëdhëniet me jashtë Benita Ferrero Waldner, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj votimit të ditës së dielë.

Zonja Plassnik tha se votimi ishte kryer në një klimë kërcënimi. Zonja Ferrero Waldner tha se tani ka shumë mundësi që të ndërmerret ndonjë veprim si reagim ndaj votimit.

Gjatë këtyre javëve të fundit BE-ja u ka bërë thirrje dhe presion autoriteteve në Bjellorusi për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Çdo shenjë që vjen nga BE-ja tregon se ata besojnë se thirrjet e tyre nuk kanë bërë ndonjë efekt.

Ka disa kohë që BE-ja është kërcënuar me vendosjen e sanksioneve. Ministrave dhe zyrtarëve do t'u duhet pak kohë për të vepruar dhe kur ta bëjnë këtë ata do të dëshirojnë të garantojnë që sanksionet të kenë si objektiv udhëheqjen bjelloruse, dhe jo qytetarët e zakonshëm.

Vëzhguesit e OSBE-së thanë se votimi nuk kishte përmbushur standaded e pranuara ndërkombëtare. OSBE-ja kritikoi përdorimin arbitrar të fuqisë shtetërore në Bjellorusi dhe arrestimet e shumta të veprimtarëve të opozitës

Russia tha se zgjedhjet ishin të drejta dhe se nuk kishte asnjë arsye të vije në dyshim rezultatin e zgjedhjeve.

Pas shpalljes së rezutlateve zyrtare Lukashenko, tha se "revolucioni kundër tij" kishte dështuar.

Në një fjalim televiziv zoti Lukashenko i përshkroi zgjedhjet si të lira dhe të drejta dhe tha se megjithë mbështetjen nga jashtë, kundërshtarët e tij nuk kishin mundur të minonin udhëheqjen e tij.

Sfidanti i tij kryesor, Alexander Milinkevich, e përshkroi procesin si të manipuluar duke e quajtur "një marrje të pushtetit në mënyrë jokushtetuese".

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>