|
Përleshje të dhunshme pas protestave | |||||||||||||||||||||||
Policia në Paris ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetra protestues pas shpërthimit të dhunës ditnë e shtunë, në një ditë demonstratash të mëdha kundër një ligji të ri të punësimit për të rinjtë. Prootesat vetë në të cilat morën pjesë qindra mijëra vetë ishin kryesisht paqësore. Por në mbrëmje përleshjet shpërthyen në dy zona në Paris. Më shumë se 160 vetë u arrestuan dhe 24 persona, midis tyre 7 oficerë policie u plagosën. Një zëdhënës i qeverisë ka folur për nevojën e një shpirti të dialogut dhe përmirësim të kontratave të punës. Kontratat e reja shihen nga qeveria si mjete për të adresuar disa nga problemet e paraqitura në protestat e nëntorit në zonat e varfra për të inkurajuar punëdhënësit të merrin të rinj në punë me një periudhë prove fillimisht prej 2 vjetësh, por kontratat shihen nga studentët dhe shumë në krahun e majtë si sulm mbi sigurinë e vendit të punës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||