BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 18 mars 2006 - 08:07 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Protesta të mëdha në Francë
Protesta në Francë
Protestuesit në Francë thonë se ligji i ri është kundër të rinjve
Sindikatat në Francë kanë bërë thirrje që të paktën një milion demonstrues të dalin të shtunën në rrugë për të protetuar kundër ligjit të ri për punësimin.

Ligji i ri e bën më të lehtë pushimin nga puna të të rinjve nën moshën 25 vjeçare, duke i quajtur dy vitet e para të punës si periudhë testimi.

Qeveria thotë se masa është shumë e rëndësishme pasi i inkurajon punëdhënësit që t'i drejtohet tregut të ri të punës.

Por sindikalistët thonë se ligji i ri thyen normat e sigurisë së punës që tradicionalisht janë aplikuar në modelin social të Francës.

Protestat kundër ligjit këtë javë sollën arrestimin e mijra vetëve në Francë.

Presidenti i Francës Jacques Chirac, bëri thirrje të premten për zhvillimin e bisedimeve të shpejta me sindikatave dhe qeverisë franceze.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>