|
Pyetje përgjigje: Gripi i shpendëve | |||||||||||||||||||||||
Këtu u përgjigjemi pyetjeve më të zakonshme mbi gripin e shpendëve. Çfarë është gripi i shpendëve? Ashtu si edhe njerëzit, shpendët mund të preken nga gripi. Ka 12 lloje të gripit të shpendëve. Viruset më ngjitës, që tek shpendët zakonisht janë vdekjeprurës, janë H5 dhe H7. Lloji që po shkakton më tepër shqetësim është virusi vdekjeprurës, H5N1, i cili mund të shkaktojë vdekjen tek njerëzit. Shpendët shtegëtarë, veçanërisht rosat e egra, janë bartësit e natyrshëm të viruseve, por vetë nuk kanë të ngjarë të preken nga virusi. Por reziku qëndron aty se rosat e egra mund t'ja kalojnë virusin shpendëve shtëpiake që janë më të ndjeshme ndaj virusit. Si kalon virusi tek njerëzit? Për virusin e shpendëve mendohej se prekte vetëm shpendët deri kur u zbuluan raste të njerëzve te infektuar me të, në Hong Kong në vitin 1997. Njerëzit infektohen me virusin kur janë në kontakt të ngushtë me kafshët e gjalla të infektuara me virusin. Shpendët e nxjerrin virusin gjatë jashtëqitjes, me glasën, e cila pasi thahet mund të kthehet në pluhur i cili mund të thithet nga organet e frymëmarrjes. Simptomat janë të ngjashme me ato të llojeve të tjera të gripit - ethe, lodhje, dhimbje fyti e kollë. Ekspertët tani janë të shqetësuar sepse shkencëtarët po studiojnë raste të të infektuarve me këtë virus në Vietnam ku kanë gjetur se virusi nuk prek vetëm mushkëritë por gjithë pjesët e tjera të trupit. Kjo do të thotë që shumë sëmundje, madje dhe vdekjet, që mund më parë mund të jenë menduar se janë shkaktuar nga diçka tjetër, mund të kenë qënë në fakt si rezulat i virusit të gripit të shpendëve. Është e mundur që gripi i shpendëve të ndalohet para se të futet në një vend të caktuar? Fakti se ai bartet nga shpendë shtegëtarë kjo e bën të pamundur ndalimin. Por kjo nuk do të thotë që ai do të kalojë tek shpendët shtëpiake. Ekspertët thonë se kontrollet efektive të shpendëve, siç është ndalimi i shpendëve shtegëtarë të futen ne kotecët e pulave, do ta ndalonte një gjë të tillë. Sa njerëz janë infektuar me virusin? Që nga 13 shkurti 2006, Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) ka konfirmuar 169 raste të virusit H5N1 tek njerëzit në Indonezi, Vietnam, Tailandë, Kamboxhia, Kinë, Turqi, dhe Irak që ka çuar në vdekjen e 91 vetëve. Viktima e parë e gripit të shpendëve ishte një fëmijë 3 vjeçar nga Hong Kongu, në maj të vitit 1997. Sëmundja u rishfaq në shkurt të vitit 2003 kur baba e bir u diagnostikuan me H5N1 përsëri në Hong Kong. Që nga ajo kohë gripi i shpendëve është përhapur drejt perëndimit përmes Azisë, Lindjes së Mesme, Europës dhe Afrikës. Në tetor të vitit 2005 Britania e Madhe pati rastin e part të virusit H5N1 tek një papagal në karantinë që ishte sjellë nga Amerika e Jugut. Pavarësisht nga therrjet masive, zonat e izoluara dhe masa të tjera për ndalimin e shpërndarjes së virusit H5N1, ai ka vazhduar udhëtimin e tij. A mund të kalojë virusi nga një njeri tek tjetri? Në shumicën e rasteve, njerëzit e kanë marrë virusin kur kanë qënë në kontakt të ngushtë më shpendët e infektuara. Mund të ketë patur kalime të virusit nga një person tek tjetri por jo të asaj shkalle për tu kthyer në epidemi. Në vitin 2004 dy motra vdiqën në Vietnam. Ato mund të kenë qënë infektuar me virusin nga vëlali i tyre qe vdiq nga një sëmundje respiratore paindentifikuar. Cilat do të ishin pasojat e një epidemije masive të sëmundjes? Kur virusi fiton aftësinë për të kalur lehtë nga një person tek tjetrti atëhere pasojat do të ishin katastrofike. Në të gjithë botën ekspretët parashikojnë nga dy milion deri në 50 milion vdekje. A ka vaksinë? Ende nuk është përgatitur vaksina e saktë kundër virusit H5N1, por janë prodhuar prototipe që ofrojnë mbrojtje ndaj tij. Por ilaçe antivirale, si Tamiflu, të cilat gjenden në Britani të Madhe, mund të eliminojnë simptomat dhe ulin mundësitë e shpërndarjes së virusit. Shkencëtarët thonë se është e mira të sigurohen ilaçe të tjera të të njejtës familje si Relenza (zanamivir). Të vazhdoj të haj mish pule? Po. Ekspertët thonë se gripi i shpendëve nuk është virus që shfaqet nga ushqimi, prandaj mishi i gatuar i shpendëve mund të hahet. Të vetmit njerëz në rrezik janë ata që janë në kontakt të ngushtë me shpendët e gjalla, ata që punojnë në therrtore apo ata që përgatisin udhqime me shpendë. Por OBSH rekomandon që mishi i pulës të gatuhet në temperatura jo më pak se 70 gradë Celsius. Edhe vezët të gatuhen plotësisht. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||