BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 11 shkurt 2006 - 15:34 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takimi i G8-ës në Rusi mbi energjinë
Impiant gazi
Takimi do të ndalet në problemet e energjisë
Ministrat e financave nga grupi i tetë vendeve më të industrializuara të botës kanë paralajmëruar se çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë mund të vazhdojnë të rrezikojnë zhvillimin e ekonomisë botërore.

Në fund të takimit të zhvilluar në Moskë, ministrat thanë se mekanizmat e tregut ishin me rëndësi jetike për funksionimin efektiv të sistemit global të energjisë.

Organizatore e takimit për herë të parë ishte Rusia që ka presidencën e G8-ës.

Moska po promovon veten si një furnizuese e besueshme energjie, por korrespondentët thonë se që nga koha kur vendi ndërpreu furnizimin me gaz të Ukrainës muajin e kaluar shumë në perëndim kanë shprehur shqetësim për shkallën e kontrollit që ushtron shteti mbi industrinë dhe i kanë bërë thirrje presidentit Putin të lejojë më shumë investime të huaja.

Por nga ana tjetër, vështirësitë në sigurimin e rezervave energjitike, e bëjnë të vështirë që Evropa të shmangë varësinë e saj nga karburantet që vijnë nga Lindja.

Ministri japonez i energjisë, Sadakazu Tanigaki tha se vendet e industrializuara duhet të mendonin se si të siguronin burime të qëndrueshme për furnizimin me energji në kushtet e çmimit të lartë të naftës.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>