BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 23 janar 2006 - 14:50 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Reagime në Maqedoni për Rugovën
Kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski
Kryeministri maqedonas ka anulluar vizitën në Shqipëri përkohësisht
Kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski ka ndërruar itinerarin e aktiviteteve dhe përkohësisht ka anulluar vizitën e paralajmëruar për në Tiranë.

Po ashtu është anulluar edhe një vizitë e ministrave shqiptarë që duhej të realizohej po sot në Prishtinë, pas miratimit të ligjit për Tregti të lirë midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Është bërë e ditur se një delegacion i lartë shtetëror nga Maqedonia do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidenit Rugova të enjten, por akoma nuk është njoftuar përbërja e këtij delegacioni.

Nga ana tjetër udhëheqësit e partive politike shqiptare kanë pohuar se do të marin pjesë në varrimin e presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.

Shtypi maqedonas

Mediat në Shkup edhe gjatë të hënës si lajm kryesor të tyre kanë vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Ato presidentin kosovar e cilësojnë si prijës të proceseve demokratike në Kosovë dhe si një lider të matur i cili çdo herë përparësi i ka dhënë paqes dhe dialogut.

Mediat maqedonase flasin për jetën dhe angazhimin e presidentit, ndërsa televizioni shtetëror maqedonas, redaksia në gjuhën shqipe nga programi i vet ka tërhequr emisionet argëtuese dhe zbavitese të cilat i ka zëvendësuar me muzikë serioze.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>