|
Dhembje për Rugovën në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Shqipëria po përjeton me dhimbje humbjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Qeveria shqiptare ka shpallur tre ditë zije kombëtare, ndërsa një delegacion qeveritar shqiptar do të shkojë në Prishtinë. Politikanët shqiptarë i kanë bërë thirrje popullit dhe politikanëve kosovarë të jenë sëbashku për të realizuar ëndrrën e zoti Rugova, pavarësisë së Kosovës. Gati të gjitha radiot dhe televizionet shqiptare ndërprenë të shtunën transmetimet e tyre te zakonshme të fundjavës, për të dhënë lajmin e hidhur. Më tej, ato i kanë kushtuar edicione speciale figurës së zotit Rugova si dhe kanë sjellë reagimet e politikanëve më të lartë shqiptarë. Ne sheshin Skënderbej në Tiranë, qytetarët kanë vendosur një fotografi të zotit Rugova ndërsa jane ndezur qirinj të shumtë. Ndërkohë, humbja e zotit Rugova, pikërisht në momentin e fillimit të bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, ka sjellë edhe deklarata lidhur me këtë çështje. Presidenti Alfred Moisiu u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë të jenë të bashkuar për të realizuar pavarësinë e Kosovës. Edhe kryeministri, Sali Berisha shprehu dëshirën e tij që vepra e zotit Rugova, pavarësia e Kosovës, të realizohet sa më shpejt. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||