Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili ka akuzuar Rusinë për akt sabotazhi pasi dy shpërthime dëmtuan një tubacion gazi që ka qenë burimi kryesor i gazit për Gjeorgjinë. Zoti Saakashvili i tha BBC-së se ai nuk pranonte shpjegimin e Rusisë se tubacioni i gazit ishte sulmuar nga kryengritës anti-Moskës, në orët e para të mëngjesit. Ai tha se ai besonte se Rusia me qëllim i kishte ndërprerë furnizimet e Gjeorgjisë për të ushtruar presion për dorëzimin e pronësisë së rrjetit të tubacionit vendas të gazit, Moskës - subjekt i diskutimeve afagjata midis të dy vendeve. Shpërthimet pranë kufirit në Rusinë jugore erdhën në kohën kur temperaturat e dimrit kanë rënë ndjeshëm. |