|
Shtyhet nisja e negociatave për statusin | |||||||||||||||||||||||
I dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtissari tha se negociatat do të shtyhen për në fillim të muajit shkurt. Bisedimet priteshin të nisnin javën e ardhshme në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, javë kur në Kosovë do të mbahet zi e do të varroset z. Rugova. Z. Ahtissari tha se presidenti Rugova do të kishte dashur ta shihte të fillonte procesi i negociatateve për statusin. Sekretari i Përgjithshëm OKB-së, Kofi Annan tha se vdekja e z. Rugova "ndodhi në një moment kyç të përgatitjeve përfundimtare për bisedimet për statusin e Kosovës". Shpresë për ecuri pozitive të bisedimeve për statusin mes delegacioneve nga Kosova dhe Serbia, pavarësisht nga ndarja nga jeta e z. Rugova, kanë shprehur dhe udhëheqës të tjerë botërorë. Ndërsa presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar se shpresonte që vdekja e Rugovës, nuk do t'i pengonte përpjekjet për të gjetur një kompromis paqësor për statusin e ardhshëm të Kosovës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||