|
Annan bën thirrje për masa të menjëhershme | |||||||||||||||||||||||
Vendet më të pasura në botë kanë premtuar së paku 1.8 miliardë dollarë, më shumë nga objektivi i OKB-së për të luftuar gripin e shpendëve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan më herët paralajmëroi se duhen bërë përpjekje masive për të luftuar epidemine e gripit të shpendëve. "Nuk ka kohë për të humbur," tha zoti Anan në konferencë, ndërsa paralajmëroi se bota ishte ende e papërgatitur për të luftuar epidemi të gripit të shpendëve. Ai theksoi se sigurimi i fondeve tani ishte përparësia kryesore. Folësit e tjerë vunë në dukje se, si kurrë më parë tani ekziston një rreze shprese, për t'u përgatitur për parandalimin e përhapjes së epidemisë tek njerëzit. Duke folur para donatorëve, kryeministri kinez Wen Jiabao u kërkoi vendeve të zhvilluara, organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të mëdha të luajnë rol më të madh për sigurimin e fondeve. Objektivi i përgjithshëm për donacione në këtë konferencë është ende mjaft i vogël krahasuar me 4 miliardë dollarë që SHBA ka rezervuar në rast të një epidemie në këtë vend. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||