|
Vdekje të reja nga gripi i shpendëve | |||||||||||||||||||||||
Dy persona të tjerë kanë vdekur nga gripi i shpendëve në Kinë, duke e çuar në pesë numrin e vdekjeve nga shtami H5-N1 i këtij virusi. Kina ka konfirmuar gjithashtu rastin e tetë të prekjes së njerëzve nga ky virus. Ministria e shëndetësisë ka fajësuar mungesën e kontrollit dhe vonesat në njoftimin e rasteve të shfaqjes së epidemisë te shpendët. Deri tani Kina ka njoftuar tetë raste të prekjes së njerëzve nga gripi i shpendëve. Pesë prej pacientëve kanë vdekur. Rasti i fundit është një djalë 6 vjeç në provincën qëndrore Hunan, dhe ai është në gjendje kritike. Mendohet se viktima e fundit u infektua nga shpezët që mbante familja e tij, megjithëse nuk është konfirmuar përhapja e virusit të gripit tek shpendët në këtë zonë. Mangësi Ministria kineze e shëndetësisë po e pranon se sistemi i tanishëm nuk funksionon, duke fajësuar për këto raste mungesën e kontrollit të përshtatshëm dhe vonesat një njoftimin e rasteve të shfaqjes së gripit tek shpezët. Gazeta China Daily thotë se vetëm dy të tretat e spitaleve që ndodhen në qytetet e Kinës janë përfshirë në rrjetin që monitoron dhe njofton për rastet e shfaqjes së virusit të gripit të shpendëve. Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësië i tha kësaj gazete se shpesh rastet e shfaqjes së këtij virusi tek njerëzit diagnostikohen gabimisht si pneumoni. Në Kinë deri tani janë zbuluar 30 vatra të shfaqjes së virusit të gripit të shpendëve. Në rastin e fundit, 16 mijë pëllumba të egër kanë ngordhur në provincën jugperëndimore Gui Zhou dhe janë therur 40 mijë shpezë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||