BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 18 dhjetor 2005 - 10:12 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Referendum për kushtetutën në R.D. të Kongos
Forca rebele në R.D. të Kongos
Kongolezët fajësojnë politikanët për konfliktin në vend
Në Republikën Demokratike të Kongos votohet të dielën në një referendum për tekstin e një projektkushtetute të re të vendit.

Projektkushtetuta do t'i hapte rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të para dmeokratike pas katër dhjetëvjeçarësh.

Në tekstin e saj parashikohet kufizimi kompetencave të presidentit të vendit, më shumë kompetenca autoriteteve lokale dhe forcim i sistemit të drejtësisë.

Por vetëm një ditë para votimit u sulmuan disa nga qendrat ku do të zhvillohet ai.

Zyrtarët thanë se grupe të armatosura me mjete shpërthyese, sulmuan tre shkolla në kryeqytetin Kinshasa.

Në qendrat që u sulmua janë regjistruar për të votuar mijëra vetë.

Një korrespondent i BBC-së thotë se shumë kongolezë ngurrojnë që të votojnë pro-kushtetutës së re.

Shkak i ngurrimit të tyre është fakti se ajo është hartuar nga politikanë të cilët banorët e Republikës demokratike të Kongos i fajësojnë për konfliktin e tejzgjatur në vend.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>