|
Skadon afati për milicët në Kongo | |||||||||||||||||||||||
Një afat i vendosur nga Republika Demokratike e Kongos për të gjithë milicët e huaj që të largohen nga vendi ka skaduar. Por qeveria në Kinshasa ka premtuar marrjen e masave kundër tyre si dhe ndaj çdo ndërhyrje të re nga forca të huaja. Kjo ndodh një ditë pasi Presidenti i Ugandës, Museveni tha se ushtria e tij do të rihyjë në Kongo për të shkatëruar rebelët ugandezë të vendosur atje, nëse autoritetet nuk i çaramatosin ata. Një zëdhënës i qeverisë kongoleze tha se kërcënimi i Presidentit Museveni nuk ishte serioz, por ai riafrimoi se nëse mijëra milicë të huaj nuk çaramtosen vullnetarisht , atëhere ushtria e Kongos do të ndërhynte. Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka zgjeruar mandatin e trupave të saj paqeruajtëse në Kongo, deri në fund të Tetorit, për ti dhënë më shumë kohë vetes për shqyrtimin e mundesisë së zgjerimit të forcës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||