|
Kufizohet furnizimi me energji elektrike | |||||||||||||||||||||||
Në Shqipëri, pas hedhjes në erë të një shtylle të tensionit të lartë, në Fierzë, pritet të rikthehet kufizimi i energjisë elektrike. Që nga dita e enjte linja e eksport-importit të energjisë elektrike nuk funksionon më pas dëmtimit të shtyllës së tensionit të lartë të linjës së transmetimit të energjisë elektrike Fierzë-Prizren. Kreu i Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë, Fatmir Hoxha, tha se kufizimet do të prekin biznesin dhe konsumatorët. Zoti Hoxha tha se zonat turistike nuk do të preken nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Policia ende nuk ka gjetur autorët e hedhjes në erë të shtyllës së linjës 220 kw. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||