|
AIDS po përhapet me shpejtësi | |||||||||||||||||||||||
OKB ka paralajmëruar se epidemia e HIV-AIDS-it po përhapet më shpejt se më parë, duke lënë pas çdo përpjekje për ta kontrolluar atë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan tha se shkalla e infektimit dhe vdekjeve që kanë lidhje me AIDS-in ishte rritur përsëri vitin e kaluar. 8 miliardë dollarë po shpenzohen për parandalimin dhe kurimin këtë vit,por OKB thotë se shifra duhet dyfishuar. Shefi i OKB-së për HIV AIDS-in, Peter Piot tha se po kishte progres në luftën kundër sëmundjes, por ky nuk ishte i mjaftueshëm. Ai tha se impakti i parandalimit dhe programeve kuruese po shihej në Afrikë, por përhapja e infeksionit në Azi dhe Evropën Lindore ishte shqetësuese. Afro 40 milionë njerëz në gjithë botën janë të prekur nga epidemia e AIDS-it. Steven Lewis, i dërguari i veçantë i OKB-së për HIV-Aids tha: "8 miliardë dollarë është pjesërisht mitologjike, pasi nuk është shpërndarë akoma. Është në parim. Do të na afrohet. Por edhe UNAIDS tha se ne 2005 ne kërkuam 12 miliardë, pra jemi disa miliardë dollarë më pak. Çdokush po sheh nga Toni Bler dhe samiti i G-8 si mundësi, si shpëtim nëse burimet vendosen në tyrezë. Ne kemi patur shumë vështirësi në ndërtimin e kapacitetit dhe ndërtimin e infrastrukturës së vendeve që janë dëmtuar nga virusi. Ti humb doktorët, infermierët, mësuesit dhe fermerët. Pra, si ti përgjigjesh një epidemie të tillë kur shoqëria jote është copëtuar?" |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||