BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 11 maj 2005 - 08:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Stërvitje në rast katastrofe bërthamore

El Baradei shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore
Qendra e stërvitjes është në Vjenë ku ndodhet selia e ANEB-së
Në Rumani zhvillohet të mërkurën stërvitja më e madhe në rast të një katastrofe bërthamore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më shumë se 60 vende dhe organizata ndërkombëtare marrin pjesë në këtë stërvitje që do të zgjasë për 36 orë.

Organizatat ndërkombëtare që janë të përfshira në këtë stërvitje kanë bërë ç'është e mundur që ajo të duket sa më reale të jetë e mundur.

Hollësitë lidhur me këtë stërvitje u mbajtën sekret deri në minutën e fundit.

Grupe të emergjencës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar testojnë përmes stërvitjes aftësinë e tyre për t'u përballur në rast të përhapjes së radioaktivitetit në atmosferë.

Në të gjithë vendin janë dislokuar ekipe mjeksore.

Qendra e operacionit është Autoriteti i Energjisë Atomike në Vjenë.

Sikurse në një situatë reale, kjo organizatë do të marrë vazhdimisht informacione nga Rumania dhe do t'ua përcjellë ato vendeve të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Gjenevë do të studiojë pasojat mbi shëndetin.

Ekspertët që janë të përfshirë në këtë stërvitje kanë theksuar se gjasat e një aksidenti bërthamor në Evropë janë të pakta, megjithatë 19 vjet pas katastrofës së Çernobilit në Ukraine, evropianëve u duhet një plan- veprimi në rast situate emergjente.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>