BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 25 prill 2005 - 06:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Numri i fëmijëve ushtarë është alarmant
Vajza ushtare në Kolumbi
Vajzat rrëmbehen nga guerilasit dhe dhunohen prej tyre
Organizata e bamirësisë, Save the Children, ka kërkuar marrjen e masave urgjente për të ndaluar 'rekrutimin' e fëmijëve në luftë.

Përmes një raporti organizata njoftoi se më shumë se 120 mijë vajza, disa prej të cilave më të vogla se tetë vjeç, detyrohen me forcë që të punojnë për grupe të armatosura si shërbëtore apo ushtare.

Shumica e vajzave janë rrëmbyer. Në raport thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë dhunuar seksualisht dhe për këtë arsye kanë shumë frikë që të arratisen nga vendet ku mbahen.

Save the Children thotë se situata është më shqetësuese në Sri Lankë, Uganda dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Organizata thotë se vajzave u janë shkelur të drejtat në mënyrë më të rëndë, dhe bëri thirrje që të sigurohen fonde për të financuar ngritjen e programeve të rehabilitimit që do të siguronin kthimin e vajzave në shtëpitë e tyre.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>