BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E martë, 28 shtator 2004 - 15:21 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ç'do të thotë $50 për fuçi?
Pus nafte
Çmimi i një fuçie nafte është rritur ndjeshëm kohët e fundit
Çmimi i një fuçie me naftë në SHBA ka arritur në $50.
Tregtarët thonë se mungesa e stabilitetit politik në rajonin e Nigerisë që prodhon naftë ka ushtruar presion mbi çmimet. Kësaj i shtohet edhe niveli i ulët i prodhimit të naftës në Amerikë pas Uraganit Ivan si dhe shqetësimet rreth furnizimeve irakiane.

Cila është në të vërtetë vlera e një fuçie që kushton $50?

Pesëdhjetë dollarë duket se është shumë për të paguar për një fuçi nafte dhe vërtetë tashmë një fuçi nafte kushton dy herë më shumë në terma të dollarit sesa në 2001.

Në terma relative, megjithatë nafta ka qenë më e shtrenjtë në fillim të viteve 80 dhe -70.

Banka HSBC thotë se nafta tani është 136% më e shtrenjtë sesa në 2001.

Kjo tingëllon mjaft keq, por krahasuar me kriza të tjera të naftës, kontrasti nuk është kaq i thellë. Rritja prej $8.50 në çmim në fuçi nafte midis Gushtit 1973 dhe Janarit 1974, ndërsa mund të duket e pakët sipas termave të dollarit krahasuar me standartet e sotme, çon në 274% rritje në çmim.

Çfarë do të thotë $50 për fuçi për konsumatorin?

Efekti më i dukshëm është çmimi i naftës, dhe kjo drejtpërdrejt prek njerëzit që kanë makina.

Impakti tek pronarët amerikanë të makinave është më i madh sesa te evropianët, pasi taksa përbën një pjesë të çmimit të përgjithshëm në stacione karburanti në SHBA krahasuar me Evropën. Por edhe ata që nuk kanë makina, e ndiejnë impaktin.

Çmimet e larta të naftës çojnë në kosto më të lartë të biznesit, duke ulur fitimet. Shumë biznese si agjencitë ajrore përpiqen t'ia kalojnë këto rritje konsumatorit, duke ulur kështu të ardhurat e çdo familjeje.

Por jo të gjitha kompanitë kanë mundësi ta bëjnë këtë. Përfitime të ulta do të thonë përpjekje për ulje të kostos dhe kjo do të çojë në largim të stafit nga puna.

A mundet që bizneset të mbrohen?

Agjencitë ajrore dhe kompanitë e transportit rrugor për të cilët karburanti është kostoja kryesore, po e ndiejnë këtë rritje .

Disa kompani kanë mundur të vetëmbrohen duke rritur çmime nëpërmjet disa strategjive të ndërlikuara.

Këto përfshijnë një sërë çmimesh të vendosura për furnizime të ardhshme me naftë për një periudhë fikse - në fjalë të tjera i lejon ata të kyçin çmime më të ulta.

Ryanair psh ka siguruar furnizime me karburant deri në fund të tetorit për $26 për fuçi. Nëse çmimi i naftës deri në atë kohë nuk bie, firma e pranon se çmimet në rritje do t'i kushtojnë atyre 40 milionë euro.

Kompanitë e vogla shpesh nuk mund të përfitojnë nga strategji të tilla të sofistikuara të mallrave dhe nuk kanë opsion tjetër, por të vuajnë pasojat.

Po përsa i përket impaktit në ekonominë globale?

Fakti tregon se çmime të larta të naftës janë negative për rritjen ekonomike, veçanërisht për vendet që importojnë dendur naftë.

Ndërsa çmimet rriten, konsumatorët bëhen të kujdesshëm dhe përfitimet bien, eskportet e vendeve bien dhe rritet defiçiti tregtar. Një rritje e vazhdueshme e çmimeve mund të çojë në kërkesa agresive për paga duke e çuar më tej inflacionin.

FMN ka sugjeruar se një rritje e çmimit të fuçive të naftës me $15 do të çojë në ulje të GDP me 0.6% vitin e parë.

A do të jetë vërtet kaq keq?

Disa analistë argumentojnë se impakti mund të jetë më pak i rëndë sesa parashikohet. Fuqia e euros dhe jenit japonez përballë dollarit kanë zbutur impaktin e çmimeve të larta të naftës në ekonomitë evropiane dhe japoneze, thotë dr Muhammad-Ali Zainy, analist i lartë i Qendrës për Studime Globale të Energjisë.

Rritjet e çmimeve mund të reflektojnë nga ana tjetër edhe rritje të investimeve në vende të caktuara që është më pak e dëmshme se sa një rritje që i atribuohet një furnizimi në rënie.

Megjithatë, shumë ekspertë janë të mendimit se çmimet për momentin po rriten nga shqetësimet mbi ndërprerje të furnizimeve.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>