|
Aksident në uzinën bërthamore | |||||||||||||||||||||||
Policia në Japoni thotë se katër punëtorë të një uzine bërthamore të vendit kanë humbur jetën gjatë një aksidenti në punë dhe disa të tjerë janë plagosur. Incidenti ndodhi në uzinën bërthamore, Mihama në bregun perëndimor të vendit. Ai u shkaktua kur avuj uji rrodhën nga një turbinë e uzinës, por zyrtarët thonë se nuk kanë gjetur gjurmë të materialeve bërthamore. Aksident i rëndë Korrespondenti i BBC-së në Tokio thotë se ky ishte aksident i rëndë, por gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq. Zyrtarë në kompaninë rajonale të furnizimit me energji elektrike thonë se mungesa e ujit që ftoh turbinat, bëri që avujt përvëlues të shpërthenin jashtë njërës prej dhomave të turbinave, në uzinën bërthamore në Mihama. Disa punëtorë u plagosën rëndë. Por zyrtarët ngulin këmbë se nuk pati rrjedhje materialesh bërthamore. Tani reaktorët në Mihama janë mbyllur. Ky është incidenti më i rëndë që ndodh në një uzinë bërthamore të Japonisë që nga koha e rrjedhjes bërthamore në uzinën Tokaimura në vitin 1999, ku humbën jetën dy persona. Ai mund të shtrojë pyetje për varësinë e Japonisë tek uzinat bërthamore që prodhojnë mbi 30 përqind të energjisë elektrike në vend. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||