|
AIDS-i problem në Kinë | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri kinez, Wen Jiabao, ka pranuar se AIDS-i ka rritur në çdo nivel të shoqërisë kineze dhe i ka bërë thirrje shtetasve të bëjnë të pamundurën për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Në një deklaratë të botuar në faqet e para të gazetave kryesore kineze, zoti Wen tha se AIDS-i ishte përhapur shumë shpejt në vitet e fundit, veçanërisht në zonat rurale ku jetojnë shumica e popullisë. Apeli i tij për ta bërë sëmundjen një prioritet kryesor erdhi në prag t[ konferencës ndërkombëtare mbi HIV/AIDS-in që mbahet në Bangkok. Korrespondentët thonë se deklarata e zotit Wen ishte një koment i sinqertë i pazakontë mbi AIDS-in nga një udhëheqës kaq i lartë kinez që reflektonte sa urgjente është lufta kundër sëmundjes pas vite mohimi. Një raport i OKB-së i botuar javën e kaluar thotë se 10 milionë kinezë mund të infektohen me AIDS deri në vitin 2010. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||