|
Khamenei kritikon ashpër amerikanët | |||||||||||||||||||||||
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka kritikuar ashpër veprimet e forcave të armatosura amerikane në Irak. Ayatollah Khamenei akuzoi amerikanët për dëmtimin e objekteve të shenjta më të rëndësishme sheite gjatë përleshjes në Naxhaf javën e kaluar. Një zëdhënës amerikan tha se dëmi mund të jetë shkaktuar nga përkrahësit e Moqtada al-Sadr me të cilët po luftonin amerikanët. Ayatollah Khamenei gjithashtu tërhoqi vërejtjen se zbulimet mbi abuzimet e të burgosurve irakianë mund të nxisin urrejtjen ndaj amerikanëve në vitet e ardhshme. Korrespondentët thonë se komentet e tij janë nga më të fuqishmet të bëra nga udhëheqja klerike iraniane. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||