BBCAlbanian.comNews image
23 qershor, 2010 - Published 12:42 GMT
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botërori 2010: Angli - Slloveni

Për të parë drejtpërdrejtë rezultatin dhe renditjen ne grup duhet të aktivizoni programin javascript.

Anglia është takuar vetëm një herë me Slloveninë.

Ndeshja miqësore shtatorin e kaluar, përfundoi 2-1 për anglezët.

Anglia barazoi dy ndeshjet e para në Grupin C, 1-1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 0-0 me Algjerinë.

Sllovenia fitoi ndeshjen e parë me Algjerinë dhe barazoi me SHBA-në.

Për herë të fundi Anglia nuk ishte kualifikuar në ndeshjet në grup në Botërorin e vitit 1958.

Në finalet e 1986-s dhe 1990-s, Anglia u kualifikua, megjithëse nuk kishte fituar asnjë nga dy ndeshjet e para të grupit.

Trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek, e përshkroi kualifikimin e ekipit të tij në Botërorin e Afrikës së Jugut si 'një film i Hollywood-it që përfundon si në përralla'.

Sllovenia, e cila mundi në play-off Rusinë, është vendi i pestë më i vogël në botë për nga numri i popullsisë, që mer pjesë në finalet e një botërori.

Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>