BBCAlbanian.comNews image
16 qershor, 2010 - Published 13:54 GMT
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botërori 2010: Spanjë - Zvicër

Për të parë drejtpërdrejtë rezultatin dhe renditjen ne grup duhet të aktivizoni programin javascript.

Spanja dhe Zvicra janë ekipet që mbyllin ndeshjet e para të grupeve të Botërorit 2010.

Pasi i kanë parë gjithë ekipet e tjera, spanjollët nisin fushatën në Afrikën e Jugut me dëshirë për të shpalosur gjenialitetin e tyre sulmues. Me lojtarë të tillë si Fernando Torres dhe David Villa, skuadrës së Del Bosco-s mbase nuk i vjen mirë që është e dyta pas Brazilit në renditjen e FIFA-s.

Kampionët në fuqi të Europës kanë zhvilluar gjatë botërorëve më shumë ndeshje se çdo vend tjetër, por asnjëherë nuk kanë arritur të ngrenë Kupën e Botës.

Zviceranët (me të cilët luajnë edhe tre lojtarë me origjinë shqiptare - Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku) drejtohen nga Ottmar Hitzfeld dhe shpresojnë të dalin të dytët e Grupit H.

Në 18 rastet që është ndeshur me Zvicrën, Spanja ka fituar 15 herë dhe ka barazuar 3 herë.

Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>